Kabineti i Izraelit miratoi marrëveshjen për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve me grupin militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës.
“Qeveria e ratifikoi marrëveshjen në orët e para të së shtunës (18 janar) pas një mbledhjeje që zgjati për më shumë se gjashtë orë”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.
24 ministra në qeverinë e koalicionit të Netanyahut votuan në favor të marrëveshjes, ndërsa tetë e kundërshtuan atë.
Sipas marrëveshjes, armëpushimi gjashtë-javor do të hyjë në fuqi të dielën më 19 dhjetor.
Sipas marrëveshjes, 33 pengje izraelitë të mbajtur ende nga Hamasi në Gaza pas 15 muajsh konflikti do të shkëmbehen me qindra të burgosur palestinezë në burgjet izraelite gjatë fazës së parë që zgjat gjashtë javë.
Forcat izraelite gjithashtu do të tërhiqen nga zonat me popullsi të dendur të Gazës, palestinezët e zhvendosur do të lejohen të fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe qindra kamionë ndihma do të lejohen në territor çdo ditë.
Negociatat për fazën e dytë e cila duhet të lirojë pengjet e mbetura, një tërheqje të plotë të trupave izraelite dhe “rivendosjen e qetësisë së qëndrueshme” do të fillojnë në ditën e 16-të.
Faza e tretë dhe e fundit do të përfshijë rindërtimin e Gazës dhe kthimin e trupave të mbetur të pengjeve.