Zv.presidenti kinez do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Trump-it.

Me ftesën e palës amerikane, i dërguari i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping, zv.presidenti Han Zheng, do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Donald Trump-it si president i ShBA-së më 20 janar në Uashington, njoftoi të premten Ministria e Jashtme kineze.

Në një deklaratë, zëdhënësi i diplomacisë kineze tha se Kina ndjek parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë në vështrimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re të ShBA-së për të forcuar dialogun e komunikimin, për të trajtuar siç duhet dallimet, për të zgjeruar bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë dhe për të synuar së bashku lidhje të qëndrueshme, të shëndetshme e të vazhdueshme kino-amerikane, duke gjetur rrugën e duhur për zhvillimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet të dy vendeve”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com