“Ku i keni parë ju këta fëmijë, që ne i likemi të vdesin?!”, Rama iu përgjigjet komentuesve në videon e fëmijës nga Gaza

Kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje dy komentuesve në Facebook, të cilët në lidhje me videon ku i jepej ndihmë në Tiranë një fëmije 1 vjeç të ardhur nga Gaza, shkruanin se qeveria ndërkohë i lë të vdesin fëmijët shqiptarë.

Përgjigjja e Ramës ishte kjo:

“Nuk e di a i keni seriozisht këto që shkruani apo thjesht nga inati i sime vjehrre, bum në krevat mullixhiut. Inati ndaj qeverisë të të çojë të flasësh kaq përçart, është t’i biesh vetes dhe të përhapësh gënjeshtra për llogari të atyre që te gënjeshtra janë kapur si i mbyturi pas fijes së barit. Ku i keni parë ju këto fëmijët që ne i likemi të vdesin? Çdo vit në Shqipëri kurohen 46 000 fëmijë në pediatritë tona. 15 000 prej tyre në QSUT. Operohen në QSUT mbi 2000 fëmijë me sukses të plotë”.

“Çdo vit ne çojmë jashtë vendit rreth 25 fëmijë, shumë më tepër se të gjitha shoqatat bamirëse të mbledhura bashkë, që i falenderoj për angazhimin e tyre të pamohueshëm”, shtoi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com