Tensione në protestën e PD-PL para bashkisë së Tiranës, qytetarët sherr për bllokimin e rrugës

Nis me tensione edhe protesta e 42-të e opozitës para bashkisë së Tiranës. Shkak është bërë mosbllokimi i rrugës para bashkisë nga ana e policisë siç ka ndodhur më herët, por këtë herë janë qytetarët ata që kane bllokuar kalimin e mjeteve.

Sipas njoftimit mbështetësit e PD kanë nisur tubimin pak pas orës 11, duke bllokuar dhe kalimin e automjeteve.

Para bashkisë kanë mbetur të bllokuara me dhjetëra mjete, ndërkohë që policia nuk po ndërhynë por vetëm bën thirrje me megafon për lirimin e rrugës.

Edhe gjatë javës së shkuar ndodhi e njëjta situatë, ku blutë e Tiranës proceduan edhe disa qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com