2025-a, viti i “rilindjes” së energjisë bërthamore?

Kërkesa mbarëbotërore për energji elektrike po rritet jashtëzakonisht shumë – qendrat e të dhënave për inteligjencën artificiale kanë p.sh. nevojë të jashtëzakonshme për energji. Por për shkak të krizës klimatike, kërkohen energji që prodhohen pa shkaktuar emetime të larta. Kjo është arsyeja pse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në Paris parashikon një “rilindje” të energjisë bërthamore.

Sipas IEA-së prodhimi i energjisë elektrike nga flota botërore prej gati 420 reaktorësh bërthamorë do të arrijë një nivel të ri rekord këtë vit.

Prodhimi i energjisë elektrike nga energjia bërthamore po rritet

IEA parashikon që deri në vitin 2025 prodhimi i përgjithshëm i energjisë bërthamore do të arrijë rreth 2,900 teravat në orë. Kjo përbën rreth gati dhjetë për qind të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, termocentralet bërthamore kanë prodhuar në vitin 2023, 2,742 teravat orë dhe në vitin 2024, 2,843 teravat orë.

Këtë vit prodhimi i energjisë bërthamore do të jetë “më i larti në histori”, tha shefi i IEA-s, Fatih Birol për agjencinë e lajmeve AFP. “Ne po hyjmë në një epokë të re të energjisë bërthamore.”

Në mbarë botën janë në ndërtim e sipër reaktorë me kapacitet 70 gigavat. Interesi për energjinë bërthamore është më i madh sesa ka qenë që nga kriza e naftës në vitet 1970. Më shumë se 40 vende po përpiqen të zgjerojnë kapacitetet e tyre për prodhimin e energjisë bërthamore, tha IEA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com