Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të enjteje në fshatin Tërnovë e Vogël në Bulqizë. Një 36-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë gjahu nga një i afërm i tij.
Policia tha se ngjarja u regjistrua në pyllin e fshatit. Fillimish 36-vjeçari Vangjel Kamberi mbeti i plagosur. Ai u dërgua me helikopter për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve dhe humbi jetën gjatë transportimit.
Sa i përket rrethanave të kësaj ngjarje, ato nuk dihen ende. Siç raporton gazetari Neki Feta, dyshimet e para janë se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht pasi kanë qenë për gjueti bashkë.