Mbledhja e dy Parlamenteve, Zheji flet për letrën e Ramës për Kurtin: Ishin shkruar këto dy versione

Analisti Artur Zheji ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku foli për marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai u ndaj te mbledhja e dy Parlamenteve dhe komentoi letrën që kryeministri Edi Rama i dha Albin Kurtit, ku ky i fundit nuk e hapi.

Sipas analistit takimi ishte një përpjekje e mirë, por një rezultat i lodhur.

Si e keni parë bashkimin e këtyre dy parlamenteve?

Zheji: Përpjekje e mirë, por rezultat i lodhur. Shumë arsye për të thënë pse ishte e lodhur? Ishte një dëshirë e mirë për të shkrirë akujt. Opozita e Shqipërisë duartrokiste Albin Kurtin, ndërsa opozitë e Kosovës duartrokiste Edi Ramën. Duke theksuar antagonizmin që kishin këta dy kryeministër për shkrirjen e akujve. Gjë që binte në sy ishte ajo letra e çuditshme që Rama i çoi Kurtit.

Më pas Rama del nga Parlamenti. Këtu ka dy pikëpyetje, o në letër thuhet që të mos reagojë për fjalën e Ramush Haradinaj që të mos reagojë, një tjetër variant thuhet që Rama i tha ‘duhet të dal se kam dhimbje të forta mesi’. Këta s’kanë numrat e njëri tjetrit. Janë bërë bllok, siç do thoshte brezi i ri. Rama mori një risk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com