SHBA njofton sanksione të reja lidhur me Rusinë në ditët e fundit të Presidencës Biden

SHBA ka lëshuar sanksione të reja ndaj individëve dhe bizneseve të ndryshme për lidhje me Rusinë, sipas Thesarit.

Sipas mediave të huaja, shumë individë, një ent me bazë në Kinë dhe një bankë në Kirgistan janë përmendur të gjithë në valën e fundit të sanksioneve, të cilat vijnë në ditët e fundit të Presidencës së Joe Biden.

Analistët kanë vënë në dukje se Biden në largim ka nxitur një sërë projektligjesh dhe sanksionesh të reja ndaj regjimit rus.

Një valë sanksionesh goditi cisternat dhe prodhuesit rusë të naftës vetëm javën e kaluar, shkruan A2 CNN.

“Ekipi i ri është duke u ngritur për një negocim, ju keni nevojë për një ‘levë’ dhe ajo duhet të vijë nga lloji i presionit ekonomik që e bën Putinin të shohë se do të vazhdojë të paguajë një çmim të konsiderueshëm ekonomikisht”, tha të hënën këshilltari i Sigurisë Jake Sullivan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com