“Lëvizte vetëm kur ndihej i sigurt”, zbardhen dëshmitë e gruas dhe xhaxhait të Kristian Markut: Konflikti i vetëm ishte me fisin Reçi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 30-vjeçarit Kristian Marku, i njohur edhe si Kristi Bardhi, e cila tronditi opinionin publik ditën e hënë.

Sipas xhaxhait të tij, Kristian Marku jetonte duke u ruajtur dhe lëvizte vetëm kur ndihej i sigurt.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas deklaratave të gruas së tij, ata qëndronin në Tiranë në apartamente me qira ditore. Për të lëvizur, ai përdorte një makinë me qira, të cilën e kishte marrë fillimisht për tri ditë dhe më pas e kishte shtyrë për dhjetë ditë të tjera, ndërsa raportohet se mjeti nuk ishte pajisur me sistem GPS.

Të hënën, ditën e vrasjes, Kristian Marku kishte njoftuar bashkëshorten se do të udhëtonte drejt Vlorës, pa dhënë asnjë arsye për këtë lëvizje.

Marku, i skeduar për vepra të ndryshme penale, kishte një të kaluar të trazuar. Xhaxhai i tij ka deklaruar se i vetmi konflikt që familja e tyre kishte ishte me familjen Reçi. Ndërkohë, policia po heton për të sqaruar më tej motivet dhe rrethanat që çuan në vrasjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com