Me një pako kokainë në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, njëri prej tyre kishte thyer masën e “arrestit në shtëpi”

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Next”, teksa ishin duke lëvizur me 1 pako kokainë në automjet. Gliard Gusholli dhe Frenkli Permarkaj dyshohet se lëndën narkotike do e shisnin të ndarë në doza.

“Komisariati i Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit: G. G., 35 vjeç dhe F. P., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në rrugën “Naim Frashëri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin G. G. dhe pasagjer shtetasin F. P. Gjatë kontrollit të automjetit u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë 24 gramë), të cilën dyshohet se këta shtetas e posedonin me qëllim shitjen në doza”, njoftojnë uniformat blu.

Njëri prej të arrestuarve, Gliard Gusholli rezulton se kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Policia ka sekuestruar kokainën, 2 aparate celular dhe 1 automjet.

“Nga verifikimet e kryera për rastin rezultoi se shtetasi G. G. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale ‘Dhuna në familje’”, informon policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com