Euronews Albania rindërton skenën e atentatit në autostradën Fier-Vlorë. Makina Kristian Markut u ndoq nga një automjet tip Golf dhe sapo kaloi një karburant u qëllua drejt saj duke lënë të vdekur 30-vjeçarin.
Në vendngjarje u gjetën 11 gëzhoja, dyshohet të një pistolete Glock.
Pas të shtënave, makina e autorëve u largua drejt Vlorës, ndërsa automjeti i viktimës lëvizi edhe 400 metra përpara se të përplasej me trafikndarësen dhe një tjetër makinë, duke shkaktuar një aksident zinxhir.
Autorët dogjën automjetin e tyre 2 km larg, pranë zonës “Kripa”.
Kujtojmë që 30-vjeçari Kristian Marku humbi jetën të hënën në mbrëmje pas një atentati që ishte i përgatitur në detaje, pasi autorët janë munduar të mos lënë gjurmë.
Sipas skicës së bërë nga hetuesit, autorët, që dyshohet se kanë qenë tre, kanë pasur informacion për udhëtimin e Markut në drejtim të Vlorës. Ky i fundit paradite ka qenë në Tiranë dhe më pas është nisur drejt qytetit bregdetar. Sipas informacioneve, Kristjani ka një lidhje familjare në Vlorë dhe dyshohet se po udhëtonte drejt tyre.
Euronews Albania rindërton skenën e atentatit në autostradën Fier-Vlorë. Makina e viktimës, 30-vjeçarit Kristian Marku, u ndoq dhe u qëllua nga një automjet tip Golf sapo kaloi një karburant. Në vendngjarje u gjetën 11 gëzhoja, dyshohet të një pistolete Glock. pic.twitter.com/M6QQXpTvWo
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) January 14, 2025
Në orët e pasdites, në afërsi të nënkalimit të Novoselës, ai është qëlluar me armë zjarri në afërsi të një karburanti. Disa plumba i kanë përshkruar trupin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa pak kilometra larg vendit të ngjarjes, policia gjeti një automjet të djegur që dyshohet se i përket autorëve. Në brendësi të tij nuk u gjet as arma e krimit, siç ndodh shpesh në atentatet mafioze.