“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”, Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

“Sigurisht që ne dëshirojmë që marrëdhëniet me Serbinë të bazohen ekskluzivisht në interesin e popujve të Serbisë dhe Rusisë, në interesat e shteteve tona që janë të përbashkëta në pjesën më të madhe të çështjeve. Këto marrëdhënie janë të pasuria me marrëveshje dhe projekte konkrete, përfshirë ato në fushën e energjisë”, tha Sergej Lavrov.

Lavrov shton se situata, edhe nga pikëpamja ligjore, kërkon vendime tepër të guximshme. Gjithashtu pretendon se Shtetet e Bashkuara dhe Unioni Europian po fërkojnë duart kundër Serbisë, duke kërkuar që ajo të tradhtojë Rusinë.

“Dhe kur presidenti Vuçiç thotë: ‘Ne nuk do të devijojmë nga rruga e anëtarësimit në Bashkimin Europian’, për shumë vite, dhe gjatë gjithë këtyre viteve ai dëgjon si përgjigje: ‘Po, ne ju presim këtu, por për këtë duhet së pari të njohësh pavarësinë e Kosovës’, dmth populli serb, presidenti serb thirret në vetëposhtërim nga BE-ja kundër Federatës Ruse”, shton diplomati rus.

Ministri rus shton se presidenti amerikan në largim, Joe Biden, po kërkon të dëmtojë Serbinë dhe administratën e Donald Trump.

Lidhur me sanksionet e SHBA-ve, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, takoi ambasadorin rus në Beograd, Aleksandër Boçan Karçenko. Ai kërkoi fillimin e konsultimeve dhe takimeve të shumta për të mundësuar funksionimin e industrisë së naftës, NIS, ndërsa Uashingtoni ka lënë një afat 45 ditor për ndryshimin e pronësisë, nga Ruse në Serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com