Ministrja britanike e Thesarit, Tulip Siddiq ka dhënë dorëheqjen nga nga posti i saj.
Dorëheqja e saj vjen pas publikimit të akuzave për pronat e lidhura me tezen e saj, ish-kryeministren e rrëzuar të Bangladeshit, Sheikh Hasina.
Sipas mediave të huaja Siddiq ka qenë nën presion lidhur me akuzat për pronat e lidhura me tezen e saj Sheikh Hasina , e cila u rrëzua si kryeministre e Bangladeshit në gusht pas një kryengritjeje kundër udhëheqjes së saj 20-vjeçare, shkruan Sky News.