Tentoi të digjte shtëpinë e motrës duke lënë qëllimisht një qiri ndezur, arrestohet 51-vjeçarja në Tiranë

Një 51-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka dhunuar motrën e saj.

Shtetasja V.B., akuzohet se ka dhunuar psikologjikisht motrën si dhe ka shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme në banesën e saj, përmes lënies qëllimisht të një qiriu të ndezur në apartament.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht banesa e motrës së saj.

“Organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, ndërsa ngjarja është nën shqyrtim për të sqaruar rrethanat e plota.

Komisariati i Policisë Nr.2, arrestoi në flagrancë shtetasen V.B, 51 vjeçe, pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së saj shtetases A.B.

Gjithashtu, kjo shtetase dyshohet se qëllimisht ka lënë një qiri ndezur dhe për pasojë është djegur pjesërisht banesa e shtetases A.B”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com