“Burgu i Ali Demit” do të kthehet në burg të hapur, ja si do të funksionojë

Burgu i Ali Demit do kthehet në burg të hapur ku të dënuarit me gjysëm liri do të vuajnë dënimin e tyre. Zv. Drejtori i Burgjeve, Fehmi Sufaj për RTSH ka zbuluar se cilat janë aspektet që duhen përmisuar në projekt ligjin që po diskutohen në Komisionin e Sigurisë.

“Ne e shikojmë si një lajm pozitiv. Ligji aktual e parashikon një dispozitë të tillë. Niveli i sigurisë duhet të jetë i përshtatur me nivelin e rrezikshmërisë që ka ky person. Koha prej 6 muaj është e shkurtër për të bërë vlerësim psiko-social. Mendoj se duhet të jetë një vit”, tha Sufaj.

Institucioni i burgut të Alidemit i është nënshtruar një rikonstruksioni të pjesshëm.

Nuk janë kushte optimale duke arsyetuar që qëndrimi do të jetë provizor, në kohë të shkurtër dhe këto persona do të punësohen jashtë, mendoj se këto kushte i plotësojnë deri diku kriteret“, tha Sufaj.

Sufa ka zbuluar sa të burgosur mund të përfitojnë dhe kriteret që duhet të përmbushin.

“Për momentin nuk është një numër shumë i lartë i këtyre personave sepse ligji parashikon vetëm persona që janë të dënuar për kundra vajtje penale, nga pakujdesia apo vepra të tjera që janë dënuar më pas se pesë vjet dhe që i ka mbetur më pak se 1 e 3 e dënimit. Është menduar edhe se si do të ulen nga siguri e zakonshme, tek ajo e mesme apo ajo e ulët”, tha Sufaj.

Ndër të tjera për Sufën kalimi i shkallëve të sigurisë duhet të jetë gradual që integrimi i të burgosurve në shoqëri të jetë sa më i lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com