Tritol hotelit në Theth, kamerat e sigurisë kapin autorin (VIDEO)

Një sasi lënde plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një hoteli në Theth, mëngjesin e sotëm.

Sipas asaj që raporton korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja, rreth orës 1:30 minuta, një person i cili duket edhe në kamera, është afruar në këmbë ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar.

Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale. Biznesi është në pronësi të personit me iniciale Ç.B. Policia ka arritur të arrestojë autorin, një i ri nga një fshat tjetër. Ai po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com