Një aksident mes dy tramvajeve ka ndodhur në Strasburg.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë të paktën 20 persona. Sipas raportimeve nga mediat franceze, mësohet se dy tramvajet u përplasën në tunelin që të çon në stacionin e qytetit.
Vetë zjarrfikësit e Strasburgut raportuan në “X” se një aksident me tramvaj kishte ndodhur në stacionin qendror në Strasburg.
Ata gjithashtu bënë thirrje për shmangien e zonave të Place des Halles, Gare, Bulevardit du Président -Ëilson për të lehtësuar aksesin emergjent në zonë.
Mësohet se aksidenti u shkaktua kur një nga tramvajet ka ndryshuar kurs, duke goditur tramvajin e dytë që ishte ndaluar në stacion.