Një tjetër i kërkuar shqiptar nga SPAK dhe Policia e Shtetit për vrasje të mbetur në tentativë është prangosur në Angli.
Top Channel duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve mëson se kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë ndaj Edison Muceku 33 vjeç.
Gjykatës City of Westminster iu tha Shqipëria e kërkon Edison Mucekun si bashkëautor në tentativë vrasje në Bulqizë më 21.05.2020.
Sipas aktakuzës Muceku bashkëpunoi për të realizuar vrasjen e Hamza Terziut i cili u godit me armë.
Muceku i kërkoi gjykatës qe procesi ekstradimit të ndalej këtu pasi ai vullnetarisht kërkonte të kthehej në Shqipëri e u përballur me akuzën e vrasjes.
Edison Muceku dyshohet të jetë pjesë e grupit kriminal të Hektor Xheçukës, 36 vjeç, I njohur edhe me emrin Tor Xheçuka nga qyteti I Burrelit.
Ky grup kriminal u përfshi në eleminimin e Hamza Terziut.
Tor Xheçuka është shpallur në kërkim edhe nga Prokuroria e Posaçme pas operacionit “Revanshi”.
Në dosjen hetimore të SPAK, thuhet se Hektor Xhecuka ishte pjesë edhe e grupit kriminal të Ervis Martinajt.
Xheçuka, mësohet se fshihet në Dubai, ndërsa dyshohet si vrasës me pagesë, ku për llogari të Ervis Martinajt ka planifikuar vrasjen e Durim Bamit, plan ky i dalë në pah nga hetimet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SkyECC.
Shtetasi Hektor Xheçuka ka qëlluar me armë drejt banesës së shtetasit Hamza Terziu në fshatin Zënisht si paralajmërim.
Nga dosja ku “The Dept” dhe është lëshuar dhe urdhër arresti rezulon se Hektor Xheçuka në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka planifikuar që të gjuanin drejt banesës së pabanuar të shtetasi Hamza Terziu. Hamza Terziu është xhaxhai i Dorjan Terziut.
Për këtë rast është lëshuar urdhër arrest nga Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pas zbardhje së bisedave të aplikacionit Sky Ecc.
Urdhër arrestet janë për Hektor Xhecuka, Albert Zaja, Edison Muceku, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa
Pas zbardhje së bisedave duket se në këtë konflikt është përfshirë dhe familja Gjokrosa pasi pretendohet se shtëpinë e shtetasit Hamza Terziu e ka treguar Ardit Gjokrosa dhe më pas ndaj kësaj banese është gjuajtur me breshëri plumbash.