Vladimir Këndella, 71 vjeç, është arrestuar në ambientet e një lokali në Tiranë, pasi agjentët e Komisariatit nr. 4 kishin informacion se mbante armë.
Gjatë kontrolleve në banesë janë gjetur armë zjarri dhe municion luftarak.
Në deklarimet e para Këndella u tha hetuesve se armën e mbante për vetëmbrojtje, për një vrasje që ka bërë vite më parë në Gjermani, për hakmarrje.
Për këtë ngjarje, në shtetin gjerman ai është dënuar me 30 vjet burg, dhe dënimin e kishte mbaruar 2 vjet më parë dhe ishte kthyer në Shqipëri.
Për hetuesit, nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për vrasjen për të cilën ka mbyllur dënimin.