“Putin duhet të ndjejë koston e luftës”, Zelensky zbulon telefonatën me Joe Bien

Në një postim në mediat sociale, presidenti ukrainas falenderoi homologun Biden për mbështetjen e Uashingtonit në luftën gati trevjeçare të Ukrainës përballë Rusisë dhe për “rolin jetik që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në bashkimin e komunitetit ndërkombëtar”.

Zelensky tha se presidentët diskutuan gjithashtu mbi sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër industrisë ruse të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm “që ndihmon Putinin të financojë luftën”.

“Ai duhet të ndiejë koston e luftës”, shkroi presidenti ukrainas.

Zelensky tha se ai dhe Presidenti Biden diskutuan nevojën për të vazhduar forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës “për të mbrojtur ukrainasit nga terrori rus, sulmet e përditshme me raketa dhe dronë”.

Sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, të furnizuara nga SHBA-të “kanë dëshmuar efektivitetin e tyre dhe ne duhet të vazhdojmë ta përmirësojmë këtë kapacitet”, theksoi Zelensky.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com