Nuk mbajti premtimin për primaret, Sali Berisha: Kur t’i bëjmë do ju njoftojmë!

Sali Berisha ka deklaruar sot se opozita nuk do ta vendosë si kusht votën e saj në Kuvend për ndryshimet në Kod lidhur me votën e Diasporës në këmbim të rikthimit të koalicioneve parazgjedhore.Në konferencën për shtyp ai tha se shumë shpejt do të nisë edhe procesi i primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Do ta kërkoni rikthimin e koalicioneve parazgjedhore?

çështja e mohimit të koalicioneve parazgjedhore është denoncuar në rezolutat ndërkombëtare si një problem që Rama ka dashur të dëmtojë opozitën. Do e kërkojmë dhe e kemi kërkuar. është një shkelje e rëndë për partitë opozitare.

Do rishqyrtohet por nuk mund të them se do rivendoset si kusht. Ne i kemi dhënë përparësi votes së diasporës, të cilën Rama nuk e ka dashur. Jemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje për të mundësuar transparencën e saj.

Kur do jetë takimi i parë në Diasporë?

Nuk kam përcaktuar akoma axhendën, por takimet po vazhdojnë. Ne në tërësi e bazojmë në shumësi takimesh. Jane zhvilluar një mori takimesh në Greqi, në Itali dhe në këtë formë do shkojmë. Nuk kemi buxhet për të kontraktuar salla 20 mijë- 30 mijë euro, por po përdorim takime të shumta me shpenzime sa më të vogla.

Do fillojnë shumë shpejt, sapo të fillojnë do t’u njoftoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com