Zgjidhet zëvendëskryetarja e Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm

Iliba Bezati zgjidhet Zëvendëskryetare të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Vendimi u mor në Mbledhjen e  Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të mbajtur këtë të premte (10 janar).

Kandidatë për këtë funksion ishin: Gjyqtarja Iliba Bezati dhe Gjyqtari Fatri Islamaj.

Në mbledhje morën pjesë dhe votuan 26 gjyqtarë. Pas përfundimit të procesit të votimit, me 18 vota pro, u shpall fituese Gjyqtarja Iliba Bezati, e cila do të ushtrojë detyrën e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Apelit për një mandat trevjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com