Dritan Rexhepi, një eksponent i rëndësishëm i krimit shqiptar, u ekstradua nga Turqia për në Shqipëri, ku është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e një polici dhe akuzohet edhe për porositjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në Kamzë.
Gazetari Sokol Bregu bëri në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV një profil të Rexhepit, krimeve dhe kronologjinë e tyre, duke theksuar se ai do të sjellë shumë probleme në burgjet e Shqipërisë.
“Dritan Rexhepi është personazh i rrezikshëm, por mbi të gjitha shumë i dhunshëm. Përveç vrasjeve që ka bërë që 19 vjeç, të gjitha i ka me dhunë. Në Belgjikë të zotët e shtëpisë që vodhi i dhunoi. Kjo është asyeja që arrestohej shpesh. Tre herë ka ikur nga burgu, 6 herë e ka bërë burgun, por ka gjetur shtete si në Ekuador ku përmes korrupsionit sajoi sikur kishte një sëmundje lëkure dhe shkoi në arrest shtëpie.
E çuditshme është që zgjodhi Turqinë që ka drejtësinë e rreptë ku nuk arratisesh dot dhe pse e zgjodhi kur kërkohej nga 5 shtete përfshirë Shqipërinë.
Është një njeri që u imponohet të tjerëve shumë, nuk mban para me vete, por bizhuteri, pra që ka aktivitet shumë të madh kriminal.
Në vajtjen e tij të parë në vitin 2012 në Ekuador kjo është prej prezencës së tij atje. Në BBC gjendet një foto e tij vetëm kur ka hyrë në Londër. Interpoli e konsideronte njeri me telefon të kuq, pra me rrezikshmëri të lartë.
Ka arrestime të shpeshta dhe dhunonte viktimat. Ajo që i ndodhi në Durrës në vitin 1999, kur u arratis, ishte një pasiguri dhe ky mori një dosje dhe ai doli sikur mbaroi pyetjet në policinë e Durrësit. Kur u arratis në Belgjikë ka dorëheqjen drejtori i burgut, sepse e vendosën në një burg të sigurisë së ulët.
Nuk ka organizatë të vetën, por bashkëpunonte me të gjithë. Në asnjë moment nuk ka patur lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, por me organizata ndërkombëtare. Ai u regjistrua në fakultetin Juridik me pasaportë të rregullt. Është manipulativ i jashtëzakonshëm, unë e kam quajtur Diaboliku.
U ekstradua në Shqipëri se ka mbi shpinë vrasjen e një polici. Në Belgjikë kërkohej për vjedhje dhe dhunim të dy pleqve. Shqipëria e ka dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e policit dhe të Jan Prengës.
Jam i bindur që sistemin e burgjeve këtu ka për ta eklipsuar se në BIS 41 do ta lënë vetëm dy vjet se aq është ligji dhe më pas do të krijojë probleme me sistemin. Nuk ka histori hakmarrjeje dhe për vrasjen e policit në Fushë Krujë akuzohet një vrasës me pagesë”.- tha Bregu.