Goditet “çerdhja” e prostitucionit të kinezeve në Durrës, 2 në kërkim dhe 7 të proceduar

Dy shtetase kineze janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit dhe 7 persona të tjerë janë proceduar, pasi autoritetet zbuluan një fole prostitucioni në qytetin bregdetar.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 2 ”, në kuadër të të cilit: -u shpallën në kërkim shtetaset L. L., 38 vjeçe dhe D. Zh., 46 vjeçe, banuese në Kinë; -nisi procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit: L. L., 42 vjeçe dhe L. Y., 35 vjeçe, të dyja banuese në Kinë; M. B., 21 vjeç, banues në Gjermani; J. D., 30 vjeç, R. A., 24 vjeç, J. L., 34 vjeç dhe A. L., 29 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetaset kineze të shpallura në kërkim shfrytëzonin për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, në ambientin që e kishin marrë me qira këto 2 të fundit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 7 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com