Britani e Madhe/ Qeveria do të ndërmarrë sanksione të reja ndaj trafikantëve që ndihmojnë emigrantët ilegalë

Britania do të ndërmarrë sanksione të reja për të targetuar liderët e grupeve që ndihmojnë në kalimin ilegalë të mijëra emigrantëve në Britani çdo vit. Në fokus të këtyre masave janë edhe prodhuesit, shpeshherë kinezë, të anijeve dhe motorëve që përdoren për këtë qëllim, njoftoi qeveria të mërkurën.

Përballë presionit të madh politik për të ulur numrin e atyre që mbërrijnë me anije të vogla nga Franca, qeveria tha se këto ligje do të pasojnë reforma të tjera.

“Do të targetojmë ata që përfitojnë nga rrezikimi i jetëve dhe do të ndërpresim financat e grupeve kriminale,” tha ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, në një deklaratë.

Kryeministri Sir Keir Starmer ka theksuar se sanksionet e reja ndaj rrjeteve të kontrabandës janë një “hap shumë i rëndësishëm” për ndalimin e emigracionit të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

“Personat që drejtojnë këtë treg janë të interesuar vetëm për sasinë e parave që mund të fitojnë, dhe nëse mund ta thyejmë këtë model, mund të reduktojmë krimin e organizuar.”

Fuqitë e reja do të punojnë në bashkëpunim me politikat e tjera të shpallura nga Sir Keir, përfshirë financimin shtesë për Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe Komandën e Sigurisë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar (BSC) për të realizuar .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com