Trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 5 vite dhe 4 muaj burgim Luis (Argen) Çelën për trafik droge dhe organizatë kriminale.

Vendimi është marrë ditën e sotme (9 janar), pas kërkesës dhe pretencës së dhënë më herët nga ana e SPAK. Gjykata e shpalli fajtor për dy akuza, duke dhënë 8 vite burgim, por për shkak të uljes së një të tretës u dha dënimi i mësipërm.

Hetimet dhe procedimi kishin nisur prej vitit 2022, teksa nisi edhe procesi gjyqësor, me gjykim të shkurtuar.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Luis (Argen) Çela për veprën penale “kultivimi i narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në verdiktin final.

Në total ai u dënua me 8 vite izolim në bashkim dënimesh, kurse në bazë të pranimit t akteve të dosjes dhe gjykimit të shkurtuar me ulje të një të tretës, u vendos izolimi me 5 vjet e 4 muaj burgim, dënim që nis që nga dita e arrestimit, datë 13 shtator 2024 dhe që do të kryhet në një institucion të sigurisë së lartë.

Avokati dhe i dënuari kanë kohë 15 ditë për të kundërshtuar në Apel vendimin e shkallës së parë të GJKKO-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com