Vota e diapsorës, Rama dërgon përfaqësuesit politikë në Greqi e Itali, ja çfarë pritet të ndodhë

Vetëm 3 ditë para se zyrtarisht të nisë regjistrimi i emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka vendosur të dërgojë në shtetet ku ka një prezencë të lartë të shqiptarëve, disa prej drejtueseve politikë të qarqeve.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se vendimi është marrë sot në mbledhjen që kryeministri Rama mbajti në selinë rozë me drejtuesit politikë, ku është bërë me dije se së shpejti do të rifillojë turi i diasporës në Greqi dhe Itali, aty nga ku pritet të jetë edhe numri më i lartë i pjesëmarrësve në zgjedhje.

Drejtuesi politik i Vlorës, Bledi Çuçi së bashku me kryetarin e bashkisë Ermal Dredha pritet të nisen së shpejti në Athinë, së bashku me drejtuesen politike të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro dhe kryetarin e bashkisë, Flamur Golemi. Takimeve me diasporën pritet t’i rikthehet edhe kryeministri Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com