LIVE! “Ulje historike e çmimit të energjisë”, Rama: Ndajmë frytet e reformave me qytetarët

Menjëherë pas vendimit të ERE për të ulur me 1 lekë çmimin e energjisë për personat që shpenzojnë më pak se 700 kë në muaj, ka ardhur dhe reagimi i kreut të qeverisë Edi Rama.

Në një komunikim me mediat, kryeministri Rama u shpreh se ulja e çmimit të energjisë vjen si pasojë e reformave të ndërmarra dhe rritjes ekonomike që ka parë vendi në vitet e fundit.

“Ulja e çmimit të energjisë në kohët e sotme është në kundërtendencë më rajonin dhe kontinentin ku jetojmë ku energjia është rritur dhe kërcënohet nga rritje të tjera. Natyrisht që kjo masë është e mirëmenduar, e diskutuar me ekspertë brenda dhe jashtë, e bazuar në planin tonë për sovranitet energjetik dhe kthimin e Shqipërisë në një eksportues të energjisë brenda mandatit të katërt dhe sigurisht duke parë parimin për të ndarë me qytetarët frytet e reformave të dhimbshme dhe të një rritje ekonomike që në 2025 e parashikojmë të jetë 4%”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com