A është e vështirë të bashkëjetosh me servilët dhe të korruptuarit në Kuvend? Si përgjigjet Erion Braçe

Si është të bashkëjetosh me servilët dhe të korruptuarit brenda një familjeje politike apo në parlament? Kjo ishte një tjetër pyetje që ju drejtua socialistit Erion Braçe nga moderatorja Pranvera Borakaj në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus.

Braçe tha se askush nuk mund të zgjedhë në këtë rast, por thjeshtë duhet të bashjkëjetosh, herë duke u mërzitur e herë duke i anashkaluar.

Por sipas tij servilë dhe të korruptuar nuk ka vetëm në Shqipëri, e njejta situatë është edhe në vende të tjera.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Vendosin shpesh ata shkopinj nën rrotat e të tjerëve?

Braçe: Kush servilët? Po është natyrale kjo. Kur je thjeshtë servil edhe s’ke asgjë tjetër, fuqi tënden të brendshme apo për të konkuruar, patjetër që vendosin shkopinj nën rrotat e gjithkujt që e shikojnë si konkurent të tyre.

Borakaj: Është e vështirë bashkëjetesa në një familje politike por qoftë dhe në parlament me servilët, me të korruptuarit?

Braçe: E thamë që nuk jemi në kushtet për të zgjedhur. Do përshtatesh, nganjëherë e merr me të qeshur, nganjëherë acarohesh, nganjëherëzemnëroshesh, nganjëherë bërtet, nganjëherë thjeshtë e lë në heshtje, nganjëherë mundohesh ta zhvlerëosh ky ëhstë ambinenti. E në këtë abinet patjetër do përshtatesh, por nuk ëhstë kështu vetëm në Shqipëri, kështu është kudo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com