VIDEO/ Rama pret Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto: Së shpejti do fillojmë ndërtimin e një Muzeu të bukur Hebraik

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Shqipëri rabinin Yosiyahu Yosef Pinto, me të cilin ka vizituar qytetin e Vlorës, aty ku u vendosën hebrenjtë shekuj më parë.

“Me nder dhe përulësi pata privilegjin të mikëpres për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri — një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një privilegj të vizitoja me të Vlorën, qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë dhe në zonën që dikur ishte lagjja e tyre, së shpejti do të fillojmë ndërtimin e një Muzeu të bukur Hebraik”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com