“Regjistrohuni në kazino online dhe merrni bonus deri 1200 dollarë”/ Mesazhi që po hakeron telefonat e punonjësve të Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit.

Mesazhi që në pamje të jep përshtypjen e një sulmi kibernetik është shpërndarë nga një person dhe në klikim të tij është përcjelle te të gjithë kontaktet në telefon.

Më të prekurit janë efektivet e Policisë së Shtetit nga drejtues të lartë e deri te efektivë të thjeshte. Duke qenë se efektivet kanë grupe punë ky virus është shpërndarë me shpejtësi ne celularët e uniformave blu.

Burime nga Policia bëjnë me dije se nga sektori kibernetikes po punohet që linku i shpërndarë të mund të fshihet në kohë pasi nuk dihet pasojat që mund të sjelle tek personat që e kanë klikuar./ Euronews Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com