Greqia nuk po gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Shteti fqinjë është goditur sërish nga 4 tërmete të një pas njëshme duke shkaktuar panik te qytetarët.
Dy lëkundje të forta sizmike, që u shoqëruan edhe me pasgoditje më të vogla, ndodhën në orën 18:23 dhe 18:34.
Tërmeti i parë dhe më i forti i regjistruar gjatë pasdites ishte 3,8 ballë dhe mësohet se ka goditur 96 km në jug të Pátras. Një tjetër me magnitudë më të vogël, 3.3 ballë goditi 11 minuta më vonë.
Kujtojmë se në mesditë, në Ilia, jugu i Greqisë, me magnitudë 4.6 i Shkallës Rihter. Sipas vlerësimit të rishikuar të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 11:47, me epiqendër 2 kilometra në perëndim të Giannitsochori.
Dhe një tjetër i shkallës 3.5 ballë Rihter ka ndodhur mbrëmjen e sotme, po në Ilia. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 2 kilometra në jug jugperëndim të Giannitsochori, poshtë rajonit të Patras. Thellësia fokale e tërmetit është 5 kilometra.