Virusi i ri në Kinë, mjekja shuan aludimet: Nuk do të ketë pandemi, HMPV nuk është një Covid

HMPV është një virus i ri i cili ka alarmuar Kinën, por jo vetëm. Për shkak të videove që kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, ka ngjallur panik dhe në vende të tjera të globit marrë shkak nga pandemia e 5 viteve më parë, Covid-19.

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, mjekja Ina Harizaj tha për gjithë opinion publik se HMPV nuk është një pandemi dhe se nuk ka vend për panik. Më tej ajo shpjegoi hollësisht simptomat, personat që prek dhe mënyrën se si të mbrohemi nga ky virus që prek rrugët e frymëmarrjes dhe që ngjason me gripin e zakonshëm.

Ina Harizaj: Ka marrë bujë të madhe siç ekziston akoma edhe sot stigma e sëmundjeve efektive. Vatra e pandemisë për opinionin publik, për ne mjekët dhe për të sëmurët ësthë akoma e nxehtë. Në fakt do doja të hapja një parantezë duke thënë një fjali që dua ta nënvizoj. Nuk ka rrezik! Nuk duhet të bëjmë panik sa i përket HMPV-së. Nuk është një Covid. Nuk besoj se do të kemi të bëjmë dhe do të ndeshemi me një pandemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com