Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, jep dorëheqjen: Vendi meriton zgjedhje reale

Kryeministri kanadez Justin Trudeau jep dorëheqjen si lider i partisë, por edhe si kreu i qeverise.

Trudeau thotë se e mori vendimin për të dhënë dorëheqjen pasi pati një bisedë të gjatë me familjen e tij – ai thotë se suksesi i tij ishte falë mbështetjes së tyre. Ai u tha fëmijëve të tij për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen një ditë më parë.

Justin Trudeau thotë se “ky vend meriton një zgjedhje reale” në zgjedhjet e ardhshme.

Ai po ashtu ka thënë se parlamenti ka qenë “i paralizuar prej muajsh”, pas asaj që ai e quan sesioni më i gjatë i një parlamenti pakicë në historinë kanadeze.

Trudeau ka thënë se parlamenti i vendit do të pezullohet deri më 24 mars, ndërsa zgjidhet një udhëheqës i ri.

“Këtë mëngjes e këshillova Guvernatorin e Përgjithshëm se na duhet një seancë e re parlamenti. Ajo e ka pranuar këtë kërkesë dhe Dhoma do të pezullohet deri më 24 mars”.

Trudeau po përballej me një sërë krizash në rritje, nga kërcënimet tarifore të Donald Trump deri te dorëheqja e aleatëve kryesorë, po ashtu dhe sondazhet jo te mira të opinionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com