Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Një nga detyrimet e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian është zbatimi i strategjisë antikorrupsion, të hartuar në bashkëpunim me institucionet vendase dhe ndërkombëtare. Dhe paralel me ndëshkimin e akteve korruptive, që janë detyrë e drejtësisë dhe organeve ligjzbatuese, qeveria është përqendruar tek parandalimi i korrupsionit.

Ministrja Antikorrupsion, Adea Pirdeni, shpjegoi me fjalë të thjeshta qëllimin e qeverisë në intervistën për emisionin “Pa censurë” në RTSH.

Tani që reforma në drejtësi ka krijuar institucione të qëndrueshme, që, dita-ditës po prodhojnë rezultate të qenësishme, fokusi ynë më i madh është drejt parandalimit dhe masave me natyrë sistemike për të garantuar që në ato fusha ku korrupsioni është më prevalent ose ato fusha që janë më vulnerabël ndaj korrupsionit të mund të adresohen në mënyrë të qartë.”. Por cilat janë fushat më të prekura nga korrupsioni, ku kërkohet ndërhyrje? “Pronat, prokurorimi publik, tatimet-doganat, shëndetësia. Këto do të kenë foçus të veçantë,” tha Ministrja Pirdeni gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço, duke treguar edhe dy drejtime të tjera kryesore për strategjinë antikorrupsion.

Kemi parë të nevojshme që të gjitha masat në drejtim të luftës kundër korrupsionit do të duhet që të kenë një shtrirje kapilare edhe në pushtetin vendor. Gjithashtu, Kemi nisur një analizë me Ministrinë e Arsimit për t’u fokusuar tek kurikula e sistemit parauniversitar. Ne mendojmë që është esenciale që në sistemin arsimor të kemi breza të edukuar me sjelljen e duhur etike, duke induktuar elementë të dilemave morale që në moshë të hershme, që do të thotë të jesh një qytetar me integritet në radhë të parë dhe më pas sesi të shmangësh një sjellje korruptive më vonë,” u shpreh Ministrja Adea Pirdeni në emisionin “Pa censurë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com