Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! I sugjeroj të martohet…

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Halit Valteri komenton në Report Tv edhe nisjen e hetimit për Belind Këlliçin për falsifikimin e diplomës së gjimnazit dhe deklarimi i rremë në formularin e vetëdeklarimit sikur e ka diplomën, kur kandidoi për deputet dhe më pas për kryetar bashkie të Tiranës. Por edhe akuzën për mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses.

Valteri thotë se Këlliçi ka një tufë me halle dhe është e implikuar edhe me bursat call center, ndërsa thekson se ka edhe probleme me deklarimin e parave të fushatës kur kandidoi për drejtimin e Bashkisë Tiranë.

“Belindi ka një tufë me halle, se me çfarë është ngatërruar me disa call center. Është implikuar. Është biznes, po jo bursat. Ka probleme me deklarimin e parave të fushatës, një njeri që rri pa punë dhe vetëm i shtohet pasuria, do japë llogari edhe Belo. E pashë shumë të shqetësuar sot”, tha Valteri.

Sipas Valterit, Këlliçi ishte shumë i shqetësuar sot, madje aludoi edhe ndarjen nga gruaja për t’i shpëtuar SPAK. Këtë deklaratë të Këlliçit e komenton me ironi duke thënë se e inkurajojnë të kurorëzohet dhe të përfitojë nga bonuset e Bashkisë Tiranë për banesat për çiftet e reja.

“Belo mavria, nga denoncuesi që do bënte namet, është në rolet që duhet të japë llogari dhe nuk e dimë a do e përballojë dot këtë gjë. Sot aludoi ndarjen. Në Tiranë kemi hapur edhe këtë për çiftet e reja për bonus, e inkurajojmë Belon të kurorëzohet dhe të aplikojë, se ia subvencionon Bashkia e Tiranës 100%”, vijoi Valteri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com