Dhjetëra të vdekur nga përplasja e avionit në Kazakistan, Rama: Ngushëllime dy vendeve vëllazërore të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kazakistan, ku u rrëzua një avion me 72 persona në bord.

I pari i qeverisë shpreh dhimbjen dhe solidaritetin e plotë me këtë fatkeqësi ku për pasojë deri më tani raportohet se 45 persona kanë humbur jetën, ndërsa 27 të tjerë po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkruan Rama në platformën X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com