U qëllua me armë zjarri dhe nuk tregoi autorët, Policia arreston të plagosurin në Shkodër

24-vjeçari me iniciale A.B. është vënë në pranga për veprën penale “moskallëzimi i krimit” pasi nuk ka dhënë deklarim të plotë në Polici në lidhje me rrethanat e plagosjes së tij me armë zjarri në këmbë ditën e djeshme në Shkodër.

“Ky shtetas gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes nuk dha deklarime të plota në lidhje me rrethanat dhe autorin e plagosjes së tij në këmbë me armë zjarri”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve, Policia ka shpallur në kërkim 22-vjeçarin me iniciale E. Sh., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, i cili dyshohet se ka plagosur nga pakujdesia shokun e tij, 24-vjeçarin me iniciale A. B.

Vijon puna për kapjen e 22-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com