VIDEO | Tym e flakë: Dalin pamjet e rrëzimit të avionit, raportohet për dhjetëra viktima

Një avion pasagjerësh është rrëzuar në Kazakistan, me 67 persona në bord, njoftojnë autoritetet lokale. Në rrjetet sociale janë publikuar momentet e rrëzimit të avionit të kompanisë Azerbaijani Airlines.

Avioni duket teksa humbet lartësi me shpejtësi të madhe dhe më pas bie në një fushë në qytetin Aktau. Numri i viktimave është ende i paqartë.

Në bord të avionit Embraer 190 ndodheshin 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrisë së transportit. Avioni i Azerbaijan Airlines, fluturimi J2-8243, ishte nisur nga Baku i Azerbajxhanit dhe kishte si destinacion Groznyn në Rusi. Sipas raporteve, avioni ishte devijuar për shkak të mjegullës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com