“Vuçiç është në kohën shtesë”, Osmani: Ja kush mund “ta vrasë” nëse tradhton Rusinë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Kreshnik Osmani ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku ka komentuar protestat masive të mbajtura kundër Vuçiçit në Serbi.

Ai tha se pavarësisht kësaj proteste frika më e madhe e tij është Kisha Serbe, pasi kjo e fundit mund “ta vrasë” nëse presidenti Vuçiç tradhëton Rusinë.

Sipas ekspertit presidenti i Serbisë tashmë është në kohën shtesë, pasi “fryma që fshihet pas protestave masive, po i jep paralajmërimin e fundit, se ai nuk mund të vijojë më lojën politike me tre porta”.

“Vuçiç e di që nuk e vrasin njerëzit që dalin në shesh. Atë e vret vetëm kisha serbe nëse tradhton Rusinë. Vuçiçi ka një frikë tjetër të madhe. Ai pa vetëm para pak ditësh një nga aleatët strategjik më të mëdhenj të Vladimir Putinit, Bashar al-Assadin, që ra për 12 ditë sepse u bë marrëveshja. Turqit u morën vesh me amerikanët dhe izraelitetët.

U morën vesh edhe me Rusinë dhe me Iranin që mbaroi loja e këtij, secili mori nga një llokëm të veten. Vuçiç e kupton shumë mirë se çdo të thotë të kesh gjithë perëndimin në shpinë dhe të kesh Rusinë e Putinin në një moment të dobët”,-tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com