Kodi Zgjedhor nuk ndryshon/ Juristja Gjikondi: Kushtetuesja tregoi integritet dhe dinjitet me këtë vendim

Juristja Brizida Gjikondi e cilëson të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e shtatë partive të vogla, për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Kushtetuesja, me këtë vendim, tregoi integritet dhe dinjitet me këtë vendim.

“Unë e lexova me vëmendje, hapja e listave ose përcaktimi i përqindjes së listave, është kompetencë e parlamentit. Duhet ndryshuar kushtetuta. Duhet t’ia heqë si kompetencë parlamentit, edhe me anë të Kodit Zgjedhor, pastaj të kërkojnë ndryshimet. E kanë kërkuar te Gjykata Kushtetuese, kur ajo nuk e ka në dorë. Gjykata Kushtetuese, është e disata herë që tregon dinjtet dhe integritet, ndryshe nga parlamenti, që vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk i njeh. Gjykata Kushtetuese i njeh kompetencat e parlamentit. Është diçka pozitive. Gjykata Kushtetuese po tregon integritet dhe paanësi”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com