Një 50-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e së martës në Varkiza të Athinës nga katër persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Voreadhon” dhe “Mouson”, ku katër persona kanë zbritur nga një automjet dhe një motor dhe kanë sulmuar në pabesi 50-vjeçarin, duke e qëlluar disa herë me thikë në bark.
Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur shqiptari transportohet menjëherë drejt spitalit, teksa mban plagët dhe duart i ka të mbuluara me gjak.
Sipas asaj që mëson Top Channel, ngjarja ka filluar pas një debati të bërë tre muaj më parë, teksa 50-vjeçari punonte si kopshtar.