Aksident i rëndë në Durrës/ Përplasi për vdekje një person, shoferi braktis vendngjarjen, viktima…

Një aksident me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur orët e vona të pasdites së sotme, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Vllazërimi”.

Mësohet se një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë, i cili është përplasur në asfalt dhe dëmtuar rëndë dhe më pas ndërroi jetë në pak minuta.

Mjeku që ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e personit të aksidentuar. Policia tha se po punon për identifikimin e tij.

Gazetari i REPORT TV, Artur Korriku, informon se autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse Policia vendore ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, identifikimin e shoferit dhe kapjen e tij.

Në pamjet e siguruara dallohet grupi hetimor në vendngjarje dhe ambulanca, teksa efektivët lëvizin me barelë trupin e viktimës për ta dërguar drejt morgut, kurse Policia Rrugore disiplinon trafikun dhe ka rrethuar vendngjarjen për ekspertim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com