Juristja Brizida Gjikondi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Berisha ka kërcënuar me arrestimin e Altin Dumanit nëse ai rikthehet në pushtet.
Teksa ka debatuar me gazetarin Sulo, Gjikondi theksoi se ky është premtimi që ka bërë vetë Berisha, ndërsa nga ana e tij, Sulo tha se politika e jashtme amerikane do të ndryshojë pas betimit në janar të presidentit Trump.
Diskutimi në studio:
Arion Sulo: Të shohim pas 20 janarit, çfarë do të ndodhë. Shanset janë në tavolinë! Gjërat nuk janë siç ishin para zgjedhjes së nëntorit!
Alban Dudushi: Mund t’i hapë rrugën Berishës?
Brizida Gjikondi: Që Berisha të arrestojë Altin Dumanin, se kështu ka thënë; Sa të vijë në pushtet do arrestojë Altin Dumanin
Arion Sulo: Nuk ka çështje Berisha në tavolinë, për mua ka çështje të Sorosit dhe të linjës të politikës së jashtme të tyre, ku Shqipëria del në kanalin që Amerika dhe Trumpizmi do ndryshojnë qasjen ndaj botës.