Agron Gjekmarkaj, me urdhër të mjekëve, është transferuar për në QSUT për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ai humbi ndjenjat gjatë protestës së sotme të opozitës. Në spital, kur u vizitua nga kreu i PD, Sali Berisha, ai tregoi se çfarë ndodhi gjatë protestës së sotme.
“I thashë jam nënkryetar Parlamenti, jam profesor universiteti… As më shikonin fare në sy. Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tregoi vetë Gjekmarkaj.