Protesta e PD, Minxhozi: Lidhet me sedrën e Berishës, s’patëm ngjarje!; Çupi: Ritual i keq për…

Analistët Frrok Çupi dhe Skënder Minxhozi kanë diskutuar për protestën e opozitës, që u zhvillua këtë të hënë. Ky i fundit ka thënë se nuk patëm ngjarje dhe kjo protestë lidhet me sedrën e Sali Berishës, pasi mund të jetë një synim i tij për të mbyllur vitin.

Ndërsa, Çupi e ka konsideruar një ritual të keq për të dëmtuar orët e qytetarëve, të cilët janë në punë.

Frrok Çupi: “Këtu ka pasur protesta kur ka pasur me të vërtetë probleme me shoqërinë civile. Publiku u bind dhe reagoi për shembull për armët kimike. Më thoni kush bën lajm kaq pak dhe kaq shtrëmbërt? Një parti prish jetën e qytetarëve në prag të festave të fundvitit.

PD mund të fitojë disa voto të njerëzve që duan të përfshihen në krim, disa vota të njerëzve që duan të vjedhin.

Kjo e sotmja ishte një gjë shumë më pak e frikshme. Ku po shkojmë? Asgjëkundi. Ishte si një ritual, po shumë i keq për të dëmtuar orët e qytetarëve që janë në punë.

Për ta mbyllur, PD e ka marrë rrugën për në Janinë, nuk kthehet më. Nuk mund të ndodh rinovimi i PD”.

Skënder Minxhozi: “Kjo është ngjarje sepse Berisha për herë të parë mori pjesë në protestë. Kjo është diçka që nuk influencon aspak. Tashmë shqiptarët u mësuan me këtë lloj vajtje ardhje deputetësh apo bllokimi rrugës. Nuk besoj se patëm një ngjarje. Ka qenë një synim i Berishës që të mbyll kalendarin e këtij viti dhe të thotë bëra diçka pasi dola dhe mora lirimin. Ka qenë diçka që lidhet me sedrën e Sali Berishës.

Do të ishte diçka tjetër, nëse PD do të bënte një marrëveshje të mirë me të gjitha ato parti që duan të largojnë qeverinë. Por ato që ne kemi parë është se këto parti të vogla janë pro PS.

Unë nuk besoj që është kjo rruga që ti mund të marrësh pushtetin. Fryhet e fryhet publiku dhe në fund shikon vetëm bllokimin e makinave, atëherë qytetarët presin shumë më shumë si në rastin e armëve kimike, siç e tha dhe Frroku”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com