Protesta / Gjekmarkaj humb ndjenjat dhe rrëzohet në tokë! PD: E rrahu Policia

Përplasje mes policisë dhe protestuesve ka patur në zonën e Pallatit me Shigjeta.

Siç bën me dije gazetari Ernest Koçi, deputeti Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë nga përplasja me policinë dhe është rrëzuar në tokë.

Teksa shumë protestues e kanë rrethuar duke i hedhur ujë dhe duke qenë të irrituar me policinë.

Siç bën me dije Albana Vokshi e cila gjendet tek zona e bashkisë Gjekmarkaj është goditur nga policia dhe është rrëzuar. Gjekmarkaj nuk u ndje mirë pas kësaj përplasjeje dhe siç bëhet me dije është larguar nga protesta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com