Konferenca e Kryetarëve/ Opozita kërkon komision hetimor për Porto Romanon, kundërshton PS: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë!

Opozita ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për të shqyrtuar veprimet e ministres Belinda Balluku në lidhje me Porto Romanon, por Partia Socialiste ka kundërshtuar këtë kërkesë në Konferencën e Kryetarëve.

Ministri për Parlamentin, Taulant Balla, ka argumentuar se çështja ndodhet në Gjykatën Kushtetuese dhe ngritja e një komisioni hetimor do të përbënte interferencë.

“Ju keni kërkuar 6 muaj hetim, por nuk ka kohë. Ne kthehemi më 20 janar, pastaj ikim në mars dhe kthehemi në maj,” tha Balla, duke nënvizuar se periudha e kërkuar për hetim nuk përputhet me kalendarin parlamentar.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime nga opozita, e cila këmbëngul për transparencë mbi këtë çështje.

Grupi Parlamentar i PD ka bërë një kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Kontrollin e Ligjshmërisë në Procedurat e (i) Miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) Shitjes së koncesionit të menaxhimit të portitkompanisë Schapha d.o.o.; dhe (iii) Ndërtimit të portit të ri në Porto Romano. Kërkues janë 35 deputetë nga opozita që i janë drejtuar me një shkresë kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Bardhi në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve u shpreh se kemi të bëjmë me një aferë korruptive miliona euro

‘Kërkesa për komision hetimor është çështje konkrete. Një aferë korruptive qindra miliona euro. Faljen e tokës publike bashke me portin tek një firme private dhe ndërtimi i një porti te ri. Objekti i hetimit është konkret dhe puna e Kuvendit është pikërisht kjo. Është çështje e interesit publik dhe ne e kemi detyre të bëjmë transparencë. Aty mund të jenë para të pista që po investohen dhe Kuvendi ka të drejtë të hetojë, siç ka të drejtë të kontrollojë prishjen e të gjitha marrëdhënieve kontraktuale të mëparshme. Kuvendi ka të drejtë të hetojë edhe se ça po ndodh me portin e ri. Na u tha që do jetë me faturë zero nga buxheti i shtetit sot na thuhet do kushtojë 1 miliardë. Nuk ka asnjë vendim të gjykatës kushtetuese, ku thuhet se në qofte se çështja është në Strasburg nuk mund të ketë hetim parlamentar. E kundërta është thënë. Gjithashtu i dashur koleg ti lexon gjëra që si kupton se kështu ti kanë dhënë. Nuk ka asnjë opinion të Venecias për këtë çështje siç ti pretendon. Në çdo vendim thuhet se Kuvendi ka rol kontrollues dhe duhet të bëjë kujdes që të mos ketë mbivendosje kompetencash.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com