Një automjet tip “Volswagen” është djegur ditën e sotme në fshatin Rrëmenj të Pogradecit.
Mësohet se makina e djegur përket një ish-efektivi policie, i cili quhet Leonard Dervishallari.
Nga komunikimi telefonik me të, raportohet se ai ka deklaruar se makina ka 15 ditë që nuk lëviz nga shtëpia e tij, duke e përjashtuar totalisht mundësinë e një djegie aksidentale, siç është thënë në njoftimin e Policisë.
Sipas Dervishllarit, ka dyshime se zjarri është vendosur në automjet, ndërkohë ai për këtë gjë ka bërë denoncimin e tij pranë komisariatit të Pogradecit për dyshimet që ka. por pa dhënë detaje.
Policia ka ngritur grupin hetimor për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 01:30, në fshatin Rrëmenj, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volswagen”, në pronësi të shtetasit L. D. Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht 2 automjete të parkuara afër tij.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.