Aksident me tre të plagosur në Peshkopi, makina rrëshket e përfundon jashtë rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi.

Burime për mediat bëjnë me dije se një automjet ka përfunduar jashtë rrugës dhe si pasojë kanë mbetur tre persona të plagosur.

Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjeret e plagosura janë dërguar me urgjencë në spitalin e Peshkopisë, teksa theksojmë se nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre.

Aksident ka ndodhur rreth orës 09:40, ku shtetasi Sh.H, 62-vjeç ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe si pasojë ka përfunduar jashtë rrugës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com